Chelsea humbet belgun Courtois. Jashtë fushave për 2 muaj

11/09/2015 05:25

Telashet nuk kanë fund për Chelsea-n e Jose Mourinho-s. Pas një starti shumë të dobët nga kampionët e Anglisë, blutë tani do të vuajnë edhe mungesën e portierit Thibaut Courtois.

Belgu ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju që pritet ta mbajë larg fushës së blertë deri në 2 muaj. Fillimisht u raportua se 23-vjeçari se nuk do të luante të shtunën në ndeshjen që londienzët e luajnë në transfertë ndaj Everton, por testet e fundit kanë treguar se bëhet fjalë për një dëmtim shumë serioz.

Mourinho është nën presion të madh për shkak të startit të dobët, duke grumbulluar vetëm 4 pikë në 4 ndeshje, ndërsa dëmtimi i portierit është një humbje e madhe.

Me nisjen e Champions, Capital Cup e FA Cup, kalendari i londinezëve do të jetë shumë i ngarkuar, me një mestare një ndeshje në tre ditë, por skuadra tani do të jetë në duart e boshnjakut Asmir Begoviç, portierit të dytë të Chelsea-t.

Top Channel