Sherr në familje, gruaja i këput gjuhën futbollistit të Hamburgut

05/09/2015 00:00

Artjoms Rudnevs është një sulmues letonez shumë i njohur në Bundesligë, aty ku luan që prej vitit 2012 me Hamburgun, por një episod i pakëndshëm që i ka ndodhur të martën me siguri që do e bëjë të famshëm edhe më gjerë.

Futbollisti 27-vjeçar pati një sherr me gruan mbrëmjen e së martës që nuk përfundoi mirë për të. Sipas ‘Bild’,  Rudnevs dhe bashkëshortja e tij me emrin Santa (E Shenjta!!!) kanë nisur një diskutim të ashpër me njëri-tjetrin në rrugë dhe papritur gruaja i është hedhur sipër dhe i ka kafshuar gjuhën.

Rudnevs shkoi me urgjencë në spital, aty ku mjekët i qepën gjuhën që për pak sa nuk u këput nga sulmi i së shoqes. Lojtari u shtrua në spital me emër të rremë, por lajmi gjithsesi u përhap.

Bashkëshortja e dhunshme është arrestuar nga policia, ndërkohë që Rudnevs e ka mbajtur gojën mbyllur për mediat. Noshta, nga frika se mos i kafshojnë sërish gjuhën.

Top Channel