Holanda, dëmtohet Robben. Mungon ndaj Turqisë

04/09/2015 00:00

Nuk ka nisur mirë aventura e Dani Blind si trajner i përfaqësueses holandeze.

Skuadra e “Tulipanëve” humbi në përballjen me Islandën në eliminatoret e Euro 2016 dhe tashmë e pret një sfidë shumë e rëndësishme me Turqinë, sfidë kjo të cilën do ta luajë pa kapitenin Arjen Robben, i cili u detyrua të braktisë sfidën me Islandën për shkak të një dëmtimi muskular.

Vetë Robben e ka konfirmuar mungesën e tij për ndeshjen e së dielës në një intervistë të dhënë për televizionin holandez NOS. Ai shtoi se do të kthehet në Mynih për të parë edhe shkallën e këtij dëmtimi.

Ky problem i Robben ka shumë të ngjarë që të shqetësojë edhe trajnerin e Bayern Munchen, Pep Guardiola, i cili nuk e di ende nëse do e ketë gati sulmuesin për ndeshjen e radhës që bavarezët do të luajnë në Bundesligë.

Top Channel