Mercedes dominon provat e lira në Monza

04/09/2015 12:05

Hamilton e Rosberg vijojnë fluturimin e tyre të lirë në të gjitha pistat e Botërorit të Formula 1 për vitin 2015.

Edhe sesioni i parë i provave të lira për Çmimin e Madh të Italisë, ndalesa e 12-të e sezonit, i ka parë në krye të rreshtit të dy pilotët e Mercedes.

Me kohën 1.24.670, britaniku Hamilton vendosi rezultatin më të mirë të testit të parë të kësaj fundjave, pasi u rrotullua për 25 xhiro në cirkuitin italian. Koha e dytë më e mirë i përket shokut të skuadrës, Rosberg, me rreth 5 të dhjetat më ngadalë.

Pas tyre u rendit piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, që e ndali kronometrin në kohën 1’26.258. 

Kohë shumë të mira vendosën dy pilotët e Force India, Hulkenberg e Perez që ndanë përkatësisht vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa i gjashti u rendit Kimi Raikkonen.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel