F1, Williams konfirmon dyshen Massa-Bottas për vitin 2016

03/09/2015 00:00

Williams ka konfirmuar brazilianin Felipe Massa dhe finlandezin Valtteri Bottas për sezonin e ardhshëm të Formulës 1.

Njoftimi ka ardhur në prag të Çmimit të Madh të Italisë, ku lufta për podiumin do të jetë mes pilotëve të Mercedes, Williams dhe Ferrari.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj këtu”, tha Massa, i cili do e ketë sezonin e tretë me Williams.

Sir Frank Williams, themelues dhe shef i skuderisë, u shpreh: “Stabiliteti është gjëja kryesore nëse kërkon sukesin në Formula 1. Për të tretin vit radhazi do të kemi një nga dyshet më të mira në qarkullim dhe kjo na vë në një pozicion shumë të mirë”.

Top Channel