Tiranë-Durrës, shefi i Antidrogës përplas për vdekje 17-vjeçarin

01/09/2015 00:00

Një 17-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, pasi në tentativë për të kaluar trafikndaresen, është përplasur nga një automjet me targa TR 1767 T, drejtuar nga A. Shkëmbi, shefi i sektorit të Antidrogës në Policinë e Shtetit.

Edhe pse mbikalimi ishte vetëm pak metra larg, viktima, i identifikuar si 17-vjeçari Eriglend Sinani, nuk ka preferuar të përdor atë, por ka kaluar në mes të autostradës, çka i ka shkaktuar dhe vdekjen.

Ndërkaq, menjëherë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, të cilat pasi kanë devijuar për disa minuta qarkullimin në këtë aks rrugor, kanë ndaluar dhe shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit, shefin e sektorit të Antidrogës në Policinë e Shtetit.

Por veç prerjes së rrugës nga viktima, shkak për aksidentin dyshohet të jetë dhe shpejtësia e madhe me të cilin po lëvizte automjeti, edhe pse limiti i lejuar i shpejtësisë në atë aks rrugor është 60 km, dyshohet se Shkëmbi ka qenë me shpejtësi disa herë më të lartë se norma e lejuar.

Top Channel