Një turiste greke me pushime, që po përqafon një emigrant sirian. Kjo është fotoja e publikuar në Facebook më 28 gusht, që po bën xhiron e botës.

Sandra Tsiligeridu po bënte një shëtitje me varkë në ishullin grek të Kosit, kur pa një burrë në det. Fillimisht ajo dhe grupi, me të cilin po udhëtonte, menduan se bëhej fjalë për një zhytës.

Vetëm më vonë, Sandra kuptoi se i riu ishte në vështirësi dhe u kërkoi miqve të ktheheshin pas. Muhamed, 28 vjeç, gjendej në det prej 13 orësh. Ai kishte arritur të qëndronte kaq gjatë mbi ujë, falë një jeleku të vogël shpëtimi.

Grupi prej 39 emigrantësh, me të cilin kishte udhëtuar që nga bregdeti turk, kishte humbur një rrem në det dhe ai ishte hedhur për ta rikuperuar. Por më pas nuk kishte arritur të hipte më në varkë, i shtyrë nga dallgët.

Top Channel