Wolfsburg fiton Draxler, lojtari nënshkruan me nënkampionët gjermanë

01/09/2015 00:00

Tashmë është zyrtare, Julian Draxler është futbollist i Wolfsburg. Lajmi është konfirmuar nga Drejtori Sportiv i Shalke 04, Horst Heldt për median.

Mësohet se futbollisti 21-vjeçar u transferua te nënkampionët e Gjermanisë për një vlerë prej 35 milionë euro.

Mesfushori gjerman ka qenë pjesë e Shalkes që në vitin 2001, kur ai ishte në akademinë e kësaj skuadre. Debutimin me ekipin e parë ai e bëri në 2011 kur ishte vetëm 17 vjeç. Deri tani ai ka luajtuir në 110 ndeshje të Bundesligës duke shënuar 18 gola.

Për Wolfsburg, blerja e Draxler është e dyta në merkaton e transferimeve të kësaj vere, pas asaj të qendërmbrojtësit Dante nga Bajerni i Mynihut.

Por skuadra fituese e Kupës së Gjermanisë, bëri edhe 2 largime; atë të Kevin De Bryune te Manchester City për 75 milionë Euro dhe të Ivan Perisic te Interi për 20 milionë Euro.

Top Channel