US Open, të mëdhenjtë kalojnë pa probleme, përveç Nishikorit

01/09/2015 00:00

Rafael Nadal dhe Serena Williams e nisën mbarë turneun US Open, duke fituar ndaj kundërshtarëve përkatës në raundin e parë të Grand Slam-it të fundit të sezonit tenistik.

Tenisti spanjoll mundi 18-vjeçarin kroat Borna Coric me rezultatin 6-3, 6-2, 4-6 dhe 6-4; ndërsa Serena Williams e mbylli ndeshjen për 30 minuta, pasi Vitalia Diatchenko u tërhoq kur rezultati ishte 6-2 dhe 2-0.

Ndërkohë, Novak Djokovic mundi pa probleme në tre sete tenistin Joao Sousa (6-1, 6-1 dhe 6-1), ndërsa japonezi Kei Nishikori ishte surpriza e parë e këtij turneu, pasi u mund nga francezi Benoit Paire. Rezultati i ndeshjes ishte 6-4 3-6 4-6 7-6 dhe 6-4.

Top Channel