Lorik Cana transferohet te Nantes

31/08/2015 00:00

Mediat franceze kanë shkruar pasditën e së hënës se Lorik Cana është rikthyer në kampionatin francez, por kësaj radhe te Nantes.

“L’Equipe”, duke cituar Lorik Canën, ka shkruar se zyrtarizimi i transferimit të kapitenit të Kombëtares do të bëhet në orët e mbrëmjes. “Mendoj se do të bëhet zyrtare në mbrëmje”, është shprehur Cana.

Mesfushori gjakovar rikthehet pas 6 sezonesh në kampionatin francez, edhe pse, sipas “Sports.fr” Lazio kishte vënë gjithçka nën dyshim minutat e fundit, por këmbëngulja e skuadrës franceze dhe e lojtarit ka bërë që gjithçka të mbyllet në kohë.

Mësohet se Cana ka firmosur një kontratë që do ta mbajë atë te Nantes për dy sezonet e ardhshme. Te kjo skuadër do ta mirëpresë një tjetër lojtar i Kombëtares, Ermir Lenjani, që është skuqur në ndeshjen e së dielës.

Situata e kapitenit me klubin italian erdhi në momentet më delikate për mbrojtjen e Kombëtares. Pas dëmtimit të Mavrajt, De Biasi e ka shprehur hapur se dëshiron lojtarë që kanë minuta në këmbë, ndërsa Cana nuk luan prej kohësh.

Në një situatë të njëjtë gjendet edhe partneri i mundshëm i Canës në mbrojtjen e Kombëtares për ndeshjet e ardhshme, Arlind Ajeti që gjithsesi bëri një paraqitje të mirë me Francën.

Top Channel