Danimarka, Eriksen në dyshim për sfidën ndaj Shqipërisë

31/08/2015 00:00

Lojtari më i mirë i Danimarkës, Christian Eriksen është në dyshim për sfidën ndaj Kombëtares kuqezi.

Ylli i Totenham nuk është grumbulluar me skuadrën në dy ndeshjet e fundit, kundër Leicester dhe Everton.

23-vjeçari ka një dëmtim në gju, që mund ta detyrojë të mos paraqitet as në ndeshjen e së premtes.

Në të vërtetë, mesfushori është në listën e të grumbulluarve të trajnerit Olsen, por vështirë të paraqitet në fushë.

Ky padyshim do të ishte një lajm shumë i mirë për Kombëtaren e De Biasit, pasi edhe pse 23-vjeçar, Eriksen numëron 53 ndeshje të luajtura me danezët, duke pasur edhe 6 gola, që dëshmon më së miri për rëndësinë e tij në skuadër.

Top Channel