Tenis, Maria Sharapova tërhiqet nga US Open

31/08/2015 00:00

Turneu i fundit Grand Slam i vitit humbet një emër të madh të tenisit botëror, rusen Maria Sharapova. Wshtë vetë Maria ajo që e ka konfirmuar mungesën e saj në këtë ngjarje shumë të rendësishme për shkak të një dëmtimi në këmbë.

“Për fat të keq, nuk do të jem në gjendje që të luaj në US Open për këtë vit. Bëra gjithçka munda për të qenë gati, por koha që kisha në dispozicion nuk ishte e mjaftueshme. Dua t’u bëj të ditur të gjithë tifozëve të mi se do të kthehem në fushat e lojës për disa javë”, shkruan Sharapova në Twitter.

Maria Sharapova nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në turne të ndryshme të tenisi që pas humbjes në finalen e Uimbëlldonit ndaj Serena Williams. Mësohet se vendin e Sharapovës në US Open do ta marrë rusja tjetër Daria Kasatkina.

Top Channel