Borusia e Dortmundit mund 3-1 Hertën dhe kryeson me 9 pikë Bundesligën

31/08/2015 00:00

Borusia e Dortmundit ka dhuruar spektakël në “Signal Iduna Park”, aty ku mundi 3-1 Hertën e Berlinit në javën e tretë të Bundesligës.

Skuadra e Tomas Tuhel ka dominuar të gjithë ndeshjen, duke ruajtur kështu kreun e klasifikimit me 9 pikë të plota.

Kanë shënuar në këtë takim Humels, Aubamejang dhe Adrian Ramos, ndërkohë që goli i Kalusë nuk shpëtoi dot nga humbja Hertën.

Top Channel