Spanjë, Atletiko Madrid fiton 3-0 ndaj Sevijës dhe mban kryesimin e klasifikimit

31/08/2015 00:00

Atletiko e Madridit mundi 3-0 Sevijën në javën e dytë të kampionatit spanjoll. “Los Colchoneros” kaluan në avantazh me mesfushorin Koke në minutën e 35, pas topit të dhënë nga Griezmann.

Tentativa e Sevijës ishte e vakët dhe e paqartë, ndërsa skuadra e Simeones shënoi golin e dytë me Gabin, në minutën e 78, pas një goditjeje prej 25 metrash dhe devijimit të Krychowiak.

Në mbylljen e ndeshjes, sulmuesi kolumbian Jackson Martinez, blerja e re e këtij sezoni, vulosi rezultatin në 3-0.

Me këtë fitore, Atletiko e Madridit mban edhe kryesimin e kampionatit spanjoll, me 6 pikë në dy ndeshjet e para.

Top Channel