Barcelona vuan ndaj Malagës, Reali i jep një “manita” Betisit

30/08/2015 00:00

U mendua se do të ishte sërish “macja e zezë” Malaga për Barcelonën, por në fund skuadra e Luis Enrique ia doli të marrë pikët e plota.

Në ndeshjen e parë sezonale të zhvilluar në Camp Nou, skuadra “blaugrana” fitoi falë golit të lojtarit nga i cili më pak pritej, Thomas Vermaelen. Goli i shënuar në minutën e 73-të nga mbrojtësi belg ishte i vetmi i takimit.

Ndërkohë, Real Madrid fitoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Real Betis. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Santiago Bernabeu, skuadra e Rafa Benitez shënoi që në minutën e dytë të takimit me anë të Gareth Bale, ndërkohë që James Rodriguez dyfishoi rezultatin në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, këta dy lojtarë shënuan edhe nga një tjetër gol për kokë, ndërkohë që Karim Benzema plotësoi “manitën”.

Top Channel