Seria A, vjen fitorja e parë për Milanin

30/08/2015 00:00

Milani merr tre pikët e para në javën e dytë të Serisë A, falë dy golave të shënuar nga Bacca dhe Luiz Adriano.

Përballë Empolit në San Siro nuk ka qenë e thjeshtë për djemtë e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic. Kuqezinjtë kalojnë në avantazh në minutën e 16 falë një shpërthimi të kolumbianit Bacca.

Ish-milanisti Saponara shumë shpejt barazpeshon gjithçka për Empolin, por në pjesën e dytë blerja tjetër e re e Milanit, Luiz Adriano shënon golin e dytë dhe të fitores për skuadrën nga Milano.

Top Channel