Greqi, Pavlopoulos emëron Vasiliki Thanou në krye të qeverisë “kujdestare”

27/08/2015 00:00

Pas një jave negociatash të pafrytshme të udhëheqësve të Demokracisë së re dhe të Unitetit Popullor për të krijuar një qeveri koalicioni si pasojë e dorëheqjes së qeverisë “Tsipras” , me një dekret të orëve të fundit, Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos ka emëruar kryetaren e Gjykatës së Lartë, Vassiliki Thanou, në krye të një qeverie të përkohshme, që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Zonja Thanou, juriste që ka luftuar kundër masave për reduktimin e pagave të gjykatësve, bëhet kryeministrja e parë femër në historinë e Greqisë. Ajo është betuar para presidentit pasditen e së enjtes dhe më pas ka marrë mandatin qeverisës që ka dorëzuar kryeministri në largim, Aleksis Tsipras.

Në mëngjesin e së premtes ajo do emërojë  edhe një kabinet të vogël provizor me emra të njohur politikanësh që do të betohen në mesditën e së njëjtës ditë, ku midis tyre dëgjohen emrat e Jorgos Houliarakis për postin e kreut te Financave, një prej negociatorëve kryesorë të Athinës me huadhënësit e saj në muajt e fundit.

Gjithashtu, ndër emrat e tjerë të qeverisë provizore, lakohet ai i Petros Mouliviatis nga gjiri i Konservatorëve për Ministrinë e Jashtme, si edhe ai i Antonis Manitakis si ministër i Brendshëm, që vjen nga e majta demokratike, nën kujdesin e të cilit do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.

Në vazhdim, ajo ka emëruar edhe një kabinet të vogël provizor me emra të njohur politikanësh që do të betohen deri të premten në mesditë, ku midis të tjerash veçohet Jorgos Houliarakis, në postin e kreut të Financave, një prej negociatorëve kryesorë të Athinës me huadhënësit e saj në muajt e fundit.

Ndëe emrat e tjerë të qeverisë provizore bien në sy ministri i Jashtëm, Petros Mouliviatis, nga gjiri i konservatorëve, si edhe ai i Antonis Manitakis, si ministër i Brendshëm, që vjen nga e Majta Demokratike, nën kujdesin e të cilit do të zhvillohen zgjedhjet e parakoheshme.

Krijimi i qeverisë së përkoëshme shoqërohet edhe me shpërndarjen e parlamentit ekzistues dhe publikimin e datës së krijimit të parlamentit të ri, që do të dalë pas zgjedhjeve të shtatorit.

Megjithëse nuk janë publikuar ende sondazhe pas dorëheqjes së kryeministri Tsipras, vlerësohet se partia e tij, Syriza, megjithëse ka humbur përkrahës nga përçarja e saj, kryeson para konservatorëve të Demokracisë së Rë.

Sfida e liderit të saj, Aleksis Tsipras, është të sigurojë shumicën në parlament ose të jetë pranë saj, duke qeverisur përsëri në aleancë me Grekët e Pavarur, një parti e vogël e së djathtës që lufton për të kapur 3% të votave të grekëve, që është edhe tavani që përcakton hyrjen e çdo partie në Parlamentin grek.

Top Channel