Reali prezanton fanelën e Champions-it

27/08/2015 00:00

Real Madrid ka prezantuar fanelën e tretë për sezonin që sapo ka nisur. Kjo uniformë do të jetë ajo me të cilën do të luajë të gjitha ndeshjet e transfertës në Champions League skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez.

Fanela ka një ngjyrë blu të errët dhe është e frymëzuar nga netët e mëdha europiane që e kanë bërë Realin skuadrën me më shumë Kupa Europe në histori.

“Mbrëmjet e mëdha europiane të Realit kanë frymëzuar blunë e errët të fanelës së re: përmbysje epike dhe gola të mrekullueshëm”, shkruan klubi madrilen në faqen zyrtare të internetit.

FOTO GALERI
1/4
Mbrojtësi brazilian Marcelo pozon me fanelën e re

Top Channel