Bayern Munchen, rinovon Thiago Alcantara

27/08/2015 00:00

Thiago Alcantara do të jetë pjesë e Bayern Munchen edhe për 4 vitet e ardhshme. Mesfushori spanjoll rinovoi me kampionët e Gjermanisë kontratën e tij deri në vitin 2019, lajm ky që u bë zyrtar nga vetë klubi bavarez në faqen e tij zyrtare të internetit.

Lajmi për rinovimin e Thiago Alcantara u komentua nga e përditshmja gjermane “Bild” si një tregues se të njëjtën gjë shumë shpejt pritet ta bëjë edhe Pep Guardiola. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Thiago është lojtari i preferuar i teknikut katalanas, i cili këmbënguli për blerjen e tij në verën e vitit 2013, kur mori drejtmin e bavarezwve.

Pep Guardiola ka një kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2016 dhe emri i tij u përmend shpesh në ambientet e Manchester City. Por mesa duket, gjërat kanë ndryshuar me kontratën e re të Thiago Alcantara. Sipas medias gjermane, shumë shpejt pritet të nisin bisedimet mes drejtuesve të Bayern dhe Guardiolës, pavarësisht se ky i fundit preferon që të fitojë më shumë kohë në lidhje me këtë çështje.

Top Channel