Samiti i Vjenës, Hahn: Së shpejti nisim kapitujt e anëtarësimit me Serbinë

27/08/2015 00:00

Bashkimi Europian pritet të nisë zyrtarisht, së shpejti, negociatat për anëtarësim me Serbinë, bën të ditur këtë të enjte Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjatë punimeve të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Vjenë.

“Jemi në një situatë, në të cilën së shpejti do të nisim bisedimet zyrtare për anëtarësimin e Serbisë në BE”, tha Hahn, vetëm pak ditë nga marrëveshjet e nënshkruara mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, të cilësuara si një hap më tej drejt tejkalimit të armiqësisë disavjeçare.

Bisedimet për anëtarësimin e Serbisë kanë nisur që prej vitit të kaluar, por deri më tani nuk ishte hapur asnjë kapitull i ashtuquajtur negociatash, për shkak të progresit të ngadaltë në rregullimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Top Channel