Historike, 5 skuadra spanjolle në grupet e Champions League

26/08/2015 00:00

Edicioni 2015-2016 i Champions League do të hyjë në histori si i pari ku do të marrin pjesë në fazën e grupeve 5 skuadra nga i njëjti shtet. Kampionati spanjoll do të ketë përfaqësues këto skuadra: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Sevilla (fituese e Europa League) dhe Valencia.

Në sezonin 2005-2006 ishin anglezët që përfaqësoheshin me 5 skuadra, pasi Liverpool fitoi Champions-in, por nuk u rendit në katër të parat e Premier League-s. Gjithsesi, Evertoni nuk e kaloi dot fazën e “play off”-it, kështu që në grupe mbetën 4 ekipe.

Në shortin që do të hidhet të enjten, Barcelona do të jetë në vazon e parë, bashkë me kampionët e vendeve me koeficentin më të mirë UEFA.

Top Channel