Fiton medaljen e artë dhe paguan me të taksistin

25/08/2015 00:00

Atleti polak Pawel Fajdek, kampion bote në hedhjen e gjyles në Botërorin që po zhvillohet në Pekin, festoi këtë arritje të madhe në karrierën e tij duke pirë shumë alkool dhe në gjendje të dehur pagoi një taksist me medaljen e artë që sapo kishte fituar.

Pasi i kishte dalë pija në hotel, atleti i kërkoi ndihmë policisë për gjetjen e medaljes, të cilën tha se e kishte humbur.

Edhe pse taksisti u betua se Fajdek kishte paguar me vetëdije rrugën deri në hotel me medaljen e artë, policia ia ktheu polakut çmimin e fituar në Botërorin që po zhvillohet në Kinë.

Top Channel