Juventusi huazon Cuadrado-n deri në fund të sezonit

25/08/2015 00:00

Kolumbiani Cuadrado është shfaqur në aeroportin “Malpensa”, në veri të Italisë, në orët e para të së martës, ndërsa në mesditë ai ka nënshkruar me Juvetusin, pasi edhe vizitat mjekësore i kishte përfunduar me sukses.

Juventusi e ka huazuar lojtarin për një sezon rresht, me një kostro transferimi prej 1.5 milionë euro. Në klauzolën e kontratës së tij, bardhezinjtë kanë të drejtën ta blejnë përfundimisht, duke i paguar Çelsit 25 milionë euro.

Cuadrado është një lojtarë me tepër vlera për Allegri-n, duke qenë se 28-vjeçari, përveç aftësive të mirë si fizike dhe teknike, mund të mbulojë disa pozicione në fushë.

“Jam i lumtur që jam rikthyer sërish në Itali. Ndihem i emocionuar nga pritja që më është bërë pasi të them të drejtën, nuk prisja kaq shumë fansa bardhezi. Kjo gjë më shton motivimin, ndaj dhe premtoj se do të jap gjithçka që Juventusi”, ka thënë kolumbiani i transferuar nga londinezët e Çelsit.

Top Channel