IndyCar, ndërron jetë Justin Wilson. U aksidentua në garën e së dielës

25/08/2015 00:00

Piloti i IndyCar, Justin Wilson ka ndërruar jetë pas aksidentit të tmerrshëm që e pësoi gjatë garave në pistën e Pocono të dielën.

Britaniku u dërgua me helikopter në spital, pasi u godit nga një pjesë e një makine. 37-vjeçari, që ishte në gjendje kome që nga dëmtimi, menjëherë mori ndihmën e parë nga ekipet e sigurisë, por paraprakisht ai goditi edhe murin mbrojtës.

“Me dhimbje të thellë, prindërit e Justin Wilson, Keith dhe Lynne, bashkëshortja e tij, Julia dhe vëllai, Stefan ju njoftojnë se Justin vdiq, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra në garën e së dielës”, thuhet në njoftimin e familjes.

Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit, po thuajse të gjithë pilotët e IndyCar kanë shkruar në Twitter ngushëllimet për largimin nga jeta të britanikut.

Top Channel