Për Interin rikthehet ideja Lavezzi. Milani pranë Ballotelli-t

24/08/2015 00:00

Dy skuadrat e Milanos duket se e kanë gati edhe nga një përforcim të ri. Por teksa Interi synon kroatin Perisic, Milani është pranë rikthimit të Balotelli-t.

Edhe pse në ndeshjen e parë Interi arriti të merrte 3 pikët, duke fituar 1-0 ndaj Atalantës, u dukën qartë problemet në sulm, ku Icard-i u dëmtua, ndërsa 33-vjeçari Palacio nuk është se jep shumë garanci. I vetmi zëvendësuar për ta ishte talenti shqiptar Rey Manai, i cili u aktivizua në 5 minutat e fundit të ndeshjes.

Drejtuesit zikaltër synojnë prej kohësh afrimin e kroatit të Wolfsburg-ut, por transferimi i tij duket i vështirë, të paktën edhe nga fjalët e trajnerit të skuadrës gjermane. “Perisic? Për mua nuk ka asgjë të re. Unë mendoj se ai do të qendrojë me ne”, ka thënë Dieter Hecking.

Në rast të mos gjetjes së akordit me drejtuesit e Wolfsburg-ut dhe lojtarin, Interi duket se i ka gati alternativat, nga Borini te Lavezzi. Borini është një alternativë e arritshme për Internit, ndërsa lojtari pëlqehet edhe nga Manacini. Një tjetër alternativë është edhe Perotti i Genoa-s, por arritja e një marrëveshje me të duket se është e vështirë. Ndërkohë, drejtuesit e Interit kanë kthyer vëmendjen edhe një herë të Lavezzi. Lojtarit argjentinas i skadon kontrata me francezët verat e ardhshme dhe nëse nuk duan ta humbasin me parametra zero, atëherë një zgjidhje e mirë do të ishte shitja e tij gjatë kësaj merkatoje ose në janar.

Ndërkohë që Interi synon një lojtarë që të bëjë diferencën në repartin e sulmit, Milani duket se është pranë rikthimit të Balotelli-t të dështuar dhe nesër lojtari do të mbërrijë në Milano për të kryer vizita mjekësore.

Për rikthimin e Marios foli edhe Berlusconi. Ai tha se është dakord me rikthimin e Marios, por “më parë ai duhet të presë kreshtën”, ka thënë presidenti i kuqezinjve.

Megjithatë, akordi mes dy klubeve është gjetur dhe lojtari do të huazohet te Milani, por pa të drejtë blerjeje, ndërsa rroga e lojtari do të paguhet e ndarë mes dy ekipeve.

Por për të zyrtarizuar këto lëvizje na duhet të presim orët e fundit të merkatos të cilat gjithmonë janë të nxehta.

Top Channel