Aksident i rëndë në IndyCar. Piloti anglez në gjendje kome

24/08/2015 00:00

Gara e parafundit e sezonit të IndyCar ka shënuar një aksident shumë të rëndë. Piloti anglez Justin Wilson ndodhet aktualisht në gjendje kome pas aksidentit që pësoi të dielën në Pocono.

Kur duheshin edhe 20 xhiro nga fundi i garës, Sage Karam u përplas me murin dhe një copë e makinës së tij goditi në kokë anglezin Wilson, i cili u dërgua në spital me helikopter.

Faqja në Facebook e IndyCar shkruan: “Justin Wilson ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë gjatë garës në Pocono. Ai ndodhet aktualisht në gjendje kome dhe po i nënshtrohet trajtimit mjekësor në Lehigh Valley Health Network”.

Top Channel