Tenis, Roger Federer dhe Serena Williams triumfojnë në Sinsinati

24/08/2015 00:00

Roger Federer ka fituar Masters 1000 të Sinsinatit për herë të shtatë në karrierë. Tenisti nga Zvicra mundi në finale numrin 1 të botës, Novak Djokovic.

Rezultati i takimit: 7-6 dhe 6-2. Ky është titulli i 87 në karrierë për Federer, i cili me këtë sukses rimerr edhe vendin e dytë të renditjes botërore ATP.

Në finalen e femrave, amerikania Serena Williams mundi në finale rumunen Simona Halep, duke arritur të marrë trofeun e 69 në karrierë.

Top Channel