Majlinda Kelmendi mungon në Botërorin e Astanas

23/08/2015 00:00

Kampionia e botës në xhudo, kosovarja Majlinda Kelmendi nuk do të garojë në kampionatin botëror që nis të hënën në Astana.

Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka përmes profilit të tij në “Facebook”, ka bërë të ditur se kampionia e botës nuk do të jetë pjesë e Botërorit. Sipas Kukës, Kosovën në Astana do ta përfaqësojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

“Sot kemi mbërritur në Astana ku mbahet kampionati botëror. Sot mora vendim që kampionia e dyfishtë botërore të mos garojë në ketë garë. Majlinda dukej e mërzitur, sepse të tillë janë kampionët e mëdhenj, të cilët duan të japin gjithmonë maksimumin, por ajo do të përgatitet për Lojërat Olimpike, ku presim të plotësojë të vetmen medalje, që nuk e ka ende në koleksionin e saj. Këtë vit Majlinda pati fillimisht lëndimin në gju, e kohët e fundit edhe në shpinë, prandaj performanca e saj – sipas meje, – s’ka qenë ende në nivelin e duhur për një Botëror. Në gara do të marrin pjesë Nora Gjakova, 57 kg, dhe Distria Krasniqi, 52 kg. Besoj se do të luftojnë dhe performojnë ashtu siç duhet”, ka shkruar Kuka.

Top Channel