Superiorja, Tirana dhe Kukësi e nisin mbarë kampionatin

23/08/2015 00:00

Dy ekipet e ngjitura këtë sezon në kategorinë Superiore, Tërbuni dhe Bylisi nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë Tiranës dhe Kukësit, të cilat morën 3 pikët e para në këtë sezon. 

Kryeqytetasit edhe pse u gjendën në disavantazh në Pukë, kur Malindi shënoi në minutën e 23-të të pjesës së parë, arritën të përmbysnin gjithçka. Shkodrani Lika barazoi rezultatin në minutën e 40, ndërsa në pjesën e dytë shënoi japonezi Fukui, duke e çuar rezultatin në 1-2.

Ndërsa për Kukësin, rezultoi gjithçka e lehtë, teksa shënoi në ekstreme të pjesëve. Goli i parë u shënua në minutën e 44-t, nga braziliani Carioca. Në minutën e dytë të shtesës, një tjetër brazilian, Flores vulosi rezultatin në 2-0.

Top Channel