Atletikë, Usain Bolt vazhdon të jetë “mbreti” i shpejtësisë

23/08/2015 00:00

Xhamajkani Usain Bolt mbrojti të dielën titullin e kampionit të botës në 100 metra, pasi fitoi në finalen e Botërorit të atletikës që po zhvillohet në Pekin të Kinës.

Njeriu më i shpejtë i planetit përfundoi garën i pari, duke regjistruar kohën 9,79 sekonda. Bolt la pas kundërshtarin e tij të madh, amerikanin Justin Gatlin, me 1 të qindtën e sekondës.

Medalje bronzi për kanadezin Andre de Grasse (9,92).

Për Usain Bolt, ky është titulli i 15 në karrierë nëpër Botërorë apo Lojëra Olimpike.

Top Channel