Tenis, Novak Djokovic drejt një “Golden Masters”

23/08/2015 00:00

Pas një fillimi të keq të ndeshjes, nga më të këqinjtë e këtij viti, Novak Djokovic arriti të fitojë në tre sete ndaj ukrainasit Alexandr Dolgopolov dhe do të ndeshet në finalen e Mastersit të Sinsinatit (SHBA) ndaj Roger Federer, i cili nga ana e tij mundi në gjysmëfinale britanikun Andy Murray.

Nëse e mund zviceranin, tenisti serb do të bëhet i pari lojtar në histori që fiton nëntë turnetë Masters 1000.

Djokovic fitoi me rezultatin 4-6, 7-6 dhe 6-2 ndaj Dolgopolov, ndërsa Federer fitoi në dy sete (6-4 dhe 7-6) ndaj Murray.

Top Channel