Tevez: Sikur të isha Messi, do t’i thoja Argjentinës shko në djall

22/08/2015 00:00

Trajtimi që iu bë Messit pas Kupës së Amerikës, ka detyruar trajnerin dhe shokët e skudrës tek Argjentina që të reagojnë. Këta të fundit dolën kundër tifozëve dhe mediave pas kritikave të shumta në drejtim të 4 herë lojtarit më të mirë të botës.

I fundit që ka dhënë një mendim të tijin për dështimin e Messit me kombëtaren, ka qenë ish-sulmuesi juventin, Carlitos Tevez, që ka shfrytëzuar hapësirat e “Canal America” për të thënë se nëse do të ishte ai Messi, do t’i thoshte ekipit kombëtar të shkonte në djall.

“Messi vuajti shumë pas kritikave që erdhën pas Kupës së Amerikës. Ishte shumë e dhimbshme për të të humbiste finalen kundër Kilit, ai e mori si gjë personale. Dhe njerëzit e mediat iu vërsulen atij në atë mënyrë siç e bënë. Nëse do të isha në vend të tij, do t’u thoja shkoni në djall të gjithëve dhe kurrë më nuk do të isha kthyer”, tha “Apache”.

Tevez është rikthyer te Boca Junios para disa muajsh dhe tifozët janë shumë të lumtur. Mikpritja që i është bërë pas rikthimit, ka shtyrë sulmuesin që ta mendojë të ardhmen si president i skuadrës.

“Sigurisht që dua të jem president i Bocas, por për të shkuar atje më duhet të përgatitem. Nuk do të kandidoj për shkak të emrit ose se njerëzit më duan, pasi këto gjëra zhduken në sekond”, vazhdoi Tevez.

Top Channel