Tjetër fitore për PSG, këtë herë në transfertë

21/08/2015 00:00

Kampionët e Francës, Paris Saint Germain, vazhdojnë ecurinë e tyre pozitive në kampionat, ku edhe në javën e tretë arritën të fitojnë dhe të mos pësojnë gol.

Ekipi i drejtuar nga Laurent Blanc arriti një fitore minimale 0-1 në transfertën ndaj Montpellier. Autor i golit të vetëm të kësaj ndeshje ishte francezi Blaise Matuidi që shënoi në minutën e 61.

Kjo ishte ndeshja e parë e javës së tretë në Ligue 1, ndërsa takimet e tjera të kësaj jave do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

PSG udhëheq me pikë të plota renditjen dhe me një golavarazh të pastër 4-0.

Top Channel