Tenis, të mëdhenjtë kalojnë në raundin e tretë të Mastersit të Sinsinatit

20/08/2015 00:00

Novak Djokovic dhe Stanislav Wawrinka u kualifikuan për në raundin e tretë të turneut Masters të Sinsinatit (SHBA). Numri 1 i renditjes botërore mundi në sfidën e tij francezin Benoit Paire me rezultatin 2-0. Djokovic hasi në rezistencën e kundërshtarit në setin e parë, të cilin arriti ta fitojë me rezultatin 7-5. Në setin e dytë tabloja ndryshoi plotësisht me Djokovic që ishte dominues në lojë për ta mbyllur atë 6-2.

Akoma më e vështirë ishte ndeshja për Stanislav Wawrinka, i cili theu adoleshentin kroat Coric me rezultatin 2-1. Në setin e parë, 18-vjeçari ishte superior ndaj zviceranit duke e mbyllur atë 6-3. Seti i dytë u zgjidh nga “tie break” dhe ai që fitoi ishte pikërisht Wawrinka. Zvicerani u paraqit më mirë se Coric në setin final, të cilin e mbylli 6-3.

U kualifikuan për në raundin e tretë edhe Rafael Nadal e Andy Murray. Tenisti spanjoll nuk hasi vështirësi në përballjen me Jeremy Chardy, të cilin e mundi 2-0 (6-3 dhe 6-4). Me rezultatin 2-0 fitoi edhe Andy Murray ndaj amerikanit Mardy Fish. Britaniku, i cili vetëm përpara disa ditësh fitoi turneun masters të Montrealit, i mbylli setet 6-4 dhe 7-6.

Top Channel