F1, Ferrari i rinovon kontratën finlandezit Raikkonen

20/08/2015 00:00

Kimi Raikkonen do të jetë pilot i Ferrarit edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur skuderia italiane me anë të një njoftimi të shkurtër për shtyp.

Në këtë njoftim që ka firmën e shefit të ekipit, Maurizio Arrivabene, lexohet se Ferrari do të paraqitet në Botërorin e ardhshëm të Formulës 1 sërish me gjermanin Sebastian Vettel dhe finlandezin Kimi Raikkonen.

Muajt e fundit përflitej për një largim të finlandezit nga “Kokëkuqja”, por rinovimi i kontratës për një vit tjetër i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

Top Channel