Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë të mërkurën se është duke menduar për zgjedhje të parakohshme, por një vendim përfundimtar nuk është marrë akoma.

“Unë i shikoj të dy, Pajtiçin (kreu i Partisë Demorkatike) dhe Ugljanin (kreu i Partisë Demokratike për Veprim) që duan zgjedhje dhe ndoshta kjo dëshirë mund t’ju plotësohet. Kjo është ajo që ata duan dhe unë i respektoj kundërshtarët e mi politikë”, u shpreh Vuçiç.

Këtë deklaratë, kryeministri serb e bëri gjatë një takimi me emigrantët në afërsi të Beogradit. Ai iu ka thënë atyre se qeveria është duke punuar që të krijojë kushte sa më të mira për ata, tani që edhe ditët e ftohta po afrohen.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ju, kështu që ju jeni të sigurt sikurse në shtëpitë tuaja dhe jeni gjithmonë të mirëpritur në vendin tonë”, u ka thënë Vuçiç refugjatëve që raportohet se vinin nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia.

Top Channel