Aksidentohet kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu

19/08/2015 00:00

Mjeti me të cilin udhëtonte kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është përplasur me derën e një garazhi gjatë mesditës së të mërkurës, pranë një pike karburanti në Kamzë.

Sipas policisë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, kryebashkiaku i Kamzës është jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake të gazetës “Shqip”, mësohet se mjeti me të cilin udhëtonte Mziu ka humbur kontrollin e, për pasojë, është përplasur. Ai është transportuar menjëherë për në spital për kontrolle shëndetësore.

Top Channel