Sergio Ramos: Mendja dhe zemra më thanë të qëndroja

17/08/2015 00:00

Sergio Ramos rinovoi kontratën e tij me Real Madrid deri në vitin 2020 duke i dhënë fund kështu zërave për një largim te Manchester United.

Kapiteni i klubit spanjoll tha në fjalën e tij pas firmës se qëllimi i tij ka qenë gjithmonë qëndrimi te Reali.

“Falenderoj presidentin dhe tifozët. Është një ëndërr për mua të jem pjesë e këtij klubi dhe dua që kjo ëndërr të vazhdojë sa më gjatë të jetë e mundur. Rinovimi im u zgjat paksa, por në mendje dhe zemër kisha vetëm Realin”, tha mbrojtësi spanjoll nga salla VIP e stadiumit Santiago Bernabeu, aty ku u zhvillua ceremonia e hedhjes së firmës në kontratën e re.

Top Channel