Mercedes-Red Bull, Wolff nuk e përjashton bashkëpunimin

17/08/2015 00:00

Ka shumë gjasa që Mercedes të nisë një bashkëpunim me Red Bull për furnizimin me motorë të skuadrës austriake.

Vetë Toto Wolff ka lënë të nënkuptojë se një gjë e tillë mund të ndodhë, gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen gjermane “Bild”.

“Nëse mendojmë për bashkëpunim afatgjatë, atëherë do të na duhet të diskutojmë anët pozitive dhe negative e të mos e lëmë aspak tryezën e bisedimeve”, tha Wolff. Sipas tij, duhet gjetur një ekuilibër mes egoizmit dhe dëshirës për të përmirësuar këtë sport.

Për mundësinë e bashkëpunimit me Mercedes ka folur edhe Helmut Marko, duke theksuar se motori i skuadrës gjermane në këtë moment është më i miri: “Nuk kemi më një motor në F1. Mund të na ndihmojë të rivalizojmë më shumë, por në fund do të mbetet një motor Mercedes që fiton me një Red Bull. Së dyti, fitoret e kësaj kompanie do të marrin më shumë vlerë kur të na mundin, e së treti, Formula 1 do të mund të jetë sërish një kampionat më emiocionues”.

Top Channel