Sergio Ramos firmosi të hënën me klubin “merengues” një kontratë, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, një shifër kjo pothuajse dy herë më e lartë se paga e mëparshme e tij. Kjo shifër e bën 29-vjeçarin futbollistin e tretë më të paguar tek Reali i Madridit.
Rekordin në këtë pikë e mban padyshim Cristiano Ronaldo, i cili përfiton 17 milionë euro në sezon nga kontrata e tij me Realin.
Menjëherë pas sulmuesit portugez renditet Gareth Bale, me 11 milionë euro në sezon. Benzema, me 8 milionë dhe Kroos e James me nga 6 milionë euro në sezon, janë futbollistët që renditen pas Sergio Ramos në këtë klasifikim për pagat e përfituara nga Reali i Madridit.
Futbollistët që kanë pagën më te ulët tek skuadra iberike janë Kaylor Navas dhe Danilo që përfitojnë nga 2 milionë euro në sezon secili.
Top Channel