Francë, PSG fiton 2-0 ndaj Ajaccio dhe merr kryesimin e kampionatit

17/08/2015 00:00

Paris Saint Germain fitoi 2-0 ndaj Ajaccio në javën e dytë të kampionatit francez të futbollit dhe u ngjit në kreun e klasifikimit.

Blaise Matuidi dhe Thiago Silva ishin autorët e golave për skuadrën e kryeqytetit, që e mbylli ndeshjen që në 20 minutat e para.

PSG ka grumbulluar 6 pikë pas dy javësh kampionati, po aq sa Caen dhe Reims, por ka një golaverazh më të mirë.

Ndërkohë, Marseille nuk po del dot nga kriza. Pas humbjes në javën e parë dhe dorëheqjes së trajnerit Marcelo Bielsa, marsejezët humbën edhe në trasnfertën ndaj Reims (1-0).

Top Channel