Tenis, Andy Murray triumfon në Rogers Cup

17/08/2015 00:00

Pas tetë humbjesh radhazi kundër Novak Djokovic, Andy Murray arriti ta mundë më në fund tenistin serb dhe u shpall për herë të tretë kampion në Rogers Cup.

Skocezi, i cili me këtë triumf kalon i dyti në renditjen botërore të tenisit, fitoi me rezultatin 6-4, 4-6 dhe 6-3.

Fitorja e skocezit Murray, e katërta në këtë sezon, është edhe humbja e parë e Djokovic në një turne Masters 1000 për vitin 2015.

Top Channel