Fanning i rikthehet sërfit. Australiani u sulmua nga një peshkaqen

16/08/2015 00:00

Mick Fanning, sërfisti i cili para pak kohësh u sulmua nga një peshkaqen i është rikthyer pas 7 ditësh ujit dhe sportit ku ai ka fituar tre herë titullin kampion bote.

“M’u duk sikur po bëja për herë të parë këtë sport”, ka deklaruar australiani 34-vjeçar.

“Frika ekzistonte, por dëshira për të lundruar në ujë sigurisht që ishte më e madhe. Arrita ta mposhtë atë dhe arrita të rikthehem të bëj atë që bëj më mirë”, ka përfunduar tre herë kampioni i botës në sërf.

Top Channel