Turneu i tenisit në Toronto. 18-vjeçarja Bençiç mund S. Williams dhe kalon në finale

16/08/2015 00:00

18-vjeçarja Belinda Bençiç është supriza e turneut të tenisit që po zhvillohet në Toronto të Kanadasë.

Zvicerjanja mundi në gjysëmfinale 2-1 me sete Serena Williams, e cila është dhe numri 1 i botës në kategorinë e femrave.

Pas ruses Maria Sharapova, Bençiç është tenistja e dytë më e re në moshë që ka arritur të mposhtë Serenen.

Në finale, tenistja zvicerane do të përballet me rumunen Simona Halep.

Top Channel