Shokon “Sunday Times”. 1/3 e atletëve në Botërorin e 2011-s ishin të dopuar

16/08/2015 00:00

Rreth 600 atletë që morën pjesë në Botërorin e Daegu në Korenë e Jugut ne vitin 2011 ishin të dopuar.

Ky është lajmi bombë që ka publikuar e përditshmja birtanike “Sunday Times” e cila bazohet në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare Antidoping.

Sipas studimit të kryer nga një Universitet në Gjermani, shumë atletë e kanë pranuar përdorimin e substancave të ndaluara rreth 12 muaj përpara botërorit, ndërkohë që sipas Sunday Times, Federata Ndërkombëtare ka vonuar publikimin e analizave pa asnjë arsye.

Para ca ditësh kjo e përditshme publikoi një shkrim ku bënte me dije se përdorimi i substancave të ndaluara në atletikë tashmë është bërë rutinë dhe sipas të dhënave, një e treta e medaljeve viteve 2001-2012  janë fituar nga atletë me të dhëna të dyshimta.

Top Channel