Nga Maradona te Zidane, çastet që nuk duhen përsëritur

16/08/2015 00:00

Fëmijët që paraqiten në foto nuk do të mund t’i njihni aspak, pavarësisht se momentet e riprodhuara prej tyre janë tepër të njohura, të paktën për ata që ndjekin me interes të madh futbollin.

Nga Maradona, me “dorën e Zotit”, e deri te Zidane, me gjuajtjen me kokë ndaj Materazzit, janë plot 8 momente ndër më negativet që futbolli i sotëm nuk duhet t’i përjetojë më. E për këtë ka menduar projekti i zhvilluar në Angli, “Bad Boys FC” (klubi i djemve të këqinj), të cilët risjellin në kujtesë këto momente për të edukuar brezat e rinj të mos i përsërisin në realitet.

FOTO GALERI
1/7
Dora e Zotit, Maradona kualifikon Argjentinën gjatë çerekfinaleve të Botërorit 1986

Top Channel