Bundesliga, Borussia Dortmund nis kampionatin me goleadë

15/08/2015 00:00

Java e parë e Bundesligës, e hapur të premten në mbrëmje me fitoren 5-0 të Bayern Munchen kundër Hamburgut, nuk shënoi asnjë surprizë.

Borussia Dortmund mposhti me lehtësi Borussia Moenchengladbach. Verdhezinjtë fituan 4-0 me gola të Reus, Aubameyang dhe Mkhytarian (2). Ndërkohë, Schalke 04 mposhti 3-0 në transfertë Werder Bremen, ndërsa Bayer Leverkusen fitoi 2-1 ndaj Hoffenheim.

Në ndeshjet e tjera të javës së parë të kampionatit gjerman u shënuan këto rezultate: Augsburg-Hertha Berlin 0-1, Darmstadt-Hannover 2-2 dhe Mainz-Ingolstadt 0-1.

Top Channel