Durrës, organizohet Kampionati i Notit për Fëmijë

15/08/2015 00:00

Në qytetin bregdetar të Durrësit u organizua Kampionati i Notit për Fëmijë. Ky është i dyti vit i organizimit të këtij kampionati që synon të krijojë një traditë të mirë në evidentimin e talenteve të reja të këtij sporti kaq të dashur jo vetëm për fëmijët durrsakë, por edhe për ata që vijnë me pushime në Durrës.

Një nga figurat e njohura të notit në Durrës, Hysen Haxhi, pasi ndoqi fëmijët në gara, u shpreh entuziast për të ardhmen e këtij sporti dhe notarëve të vegjël.

Edhe këtë vit fituese u shpall Lea Dimo, ndërsa vendet e dyta dhe të treta u fituan nga Keni Shaba dhe Luka Sulejmani.

Fituesit u shpërblyen me medalje, kupa dhe dhurata simbolike.

Top Channel