Të ngatërrosh Shaqirin me Shakirën

15/08/2015 00:00

Stuart Pearce, ish-trajneri i Manchester City dhe Nottingham Forest, bëri një lapsus qesharak gjatë komentit të tij për Sky Sports News mbi përforcimet e shumta që ka bërë skuadra e Stoke City në merkaton e verës.

Në momentin që po fliste për blerjen nga Interi të Xherdan Shaqirit, Pearce tha: “Të gjithë presin se sa hapa përpara do të bëjë Stoke me blerje të mëdha si Shakira”.

Sigurisht që ky lapsus ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, me shumë përdorues që i kanë çuar me shaka mesazhe urimi Shakirës për nisjen e një aventure të re në Britannia Stadium.

Top Channel