Edin Dzeko “shpërthen” portën në debutimin me Romën

15/08/2015 00:00

Edin Dzeko nuk mund të kishte një debutim më të mirë me Romën se ai që përjetoi në miqësoren ndaj Sevilla.

Sulmuesi boshnjak, i ardhur nga Manchester City, shënoi golin e tij të parë me skuadrën e re që në minutën e katërt. Ai lëshoi një predhë të vërtetë që u përplas në traversë para se të hynte në portën e mbrojtur nga Sergio Rico.

Në ndeshjen që përfundoi me rezultatin tenistik 6-4, Dzeko shënoi 2 gola dhe dha një asist.

Top Channel